Deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social, shoqëruar dhe me një tekst të gjatë, ku shpërthen në ofendime ndaj drejtuesve aktual të PD-së. Në videon e Murrizit shfaqet mitingu elektoral i Sali Berishës në Lushnje në vitin 1997, në një klimë tejet të tensionuar mes plumbash. Murrizi sulmon ashpër shumë prej ish-deputetëve të PD-së dhe kreun e saj Lulzim Basha, që u bën pjesë e Partisë Demokratike vite më pas. Ai ngre një pyetje retorike me emër drejtuar shumë drejtuesve aktual të PD-së, që sipas Myslim Murrizit, hiqen si demokratë në studio televizive.
“26 QERSHOR 1997. Ditë e enjte. Berisha vjen në Lushnje për të prezantuar kandidatët për deputet të PD për zgjedhjet e 29 qershorit. Unë isha këtu bashkë me Maksim Cikuli, Ilir Bano dhe Sami Sharka, si kandidat për deputet. Rreth 300 demokratë lushnjarë ishin aty mes plumbave. Ju që lehni si qen të pështirë nëpër studio ku ishit?? Nuk e kam fjalën për ju që keni qenë në kopsht, as për ju mender demokrat që keni ardhur në PD vetëm kur ajo është në pushtet, as për biro e bilbilusha që kanë qenë nëpër konviktet e shkollave të paguar nga Sorrosi, as për bij kopilash komunistë që sot i mbajnë bylykun Bashës, as për mutacionet e pështira të rracës njerëzore që sot janë “emëruar” drejtues PD. Por po ju pyes me emër ju DAUN politikë të pështirë që sot lehni nëpër studio si “demokrat” të mëdhenj: Ti z.Spaho a mban mend ku ishe? Ti z.Paloka? z.Gjata? z.Alibeja? z.Alizoti? z.Ristani, z.Kadilli, z.Bozdo, Dollapi, Rrusho e kompani??”
“Po Imami, Ceka, Islami, Duka, Dule, Idrizi, Monika, Meta, a e mbani mend se ku ishit dhe çfarë bënit në këtë vit të mbrpësht për Shqipërinë dhe fatal për demokratët?? Sa për ju hajdutë të rëndomtë të pushtetit të viteve 2005-2013, nuk ja vlen farë tu pyes se ju keni qenë në P. të sëmës, e disa fërkonin duart se po rrëzohej “maloku” nga froni, disa ikët si të dhjerë me traget, anije apo me këmbë jashtë Shqipërisë, e u kthyer si grabitqarë në vitin 2005, si drejtorë e nëndrejtorë tatimesh, doganash, burgjesh, rrugësh, lojrash fati, zv. Ministra e sekretar të përgjithshëm, që të vidhnit si qen të pangopur e të bënit të njëjtën gjë përsëri në korrik 2013. Prandaj a ka mundësi ta mbyllni atë gojë hale se qelbët dynjanë me erën e pistë, që shpërndani duke lehur me porosi”, shkruan Murrizi.