Xhelali, një hap para Voltanës. Nxjerr policët e tij të përplasen me policët e Lleshit

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është bërë pjesë e bashkive të tjera opozitare për të penguar procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke deklaruar se njeh dekretin e presidentit Meta për anulim të tyre. Mziu ka nxjerrë në terren zëvendësin e tij dhe Policinë Bashkiake për të kërkuar lirimin e ambienteve që shërbejnë si KZAZ nr. 27 dhe nr. 28 për administrimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit. Policia e Rendit ka qenë e pranishme pranë KZAZ-ve për t’i ruajtur ato, ndërsa kanë pasur përplasje me Policinë Bashkiake dhe Zv.kryetarin e Bashkisë së Kamzës.

Debati:

Punonjës të Policisë Bashkiake – policëve të rendit: Ne vijmë me shkresa zyrtare, ti më thua nuk kam nevojë të të japë shkresë. Më jep një shkresë, ju po na dilni 30-40 vetë si garipa po na thoni largohuni. Ju jeni zbatues. Unë jam inspektor i policisë bashkiake të lutem më jep një shkresë.

Zv.kryetari i Bashkisë së Kamzës: Unë po zbatoj një ligj që ka dalë në fletore zyrtare nga i pari i shtetit. Nuk të kam ardhur si cub i Mirditës por si zyrtar. Unë kam ardhur të zbatoj dekretin e të parit të shtetit. Ligjin e kujt po zbaton?

Efektivi i Rendit: Unë po zbatoj ligjin e Policisë së Shtetit.

Zv.kryetari i Bashkisë së Kamzës: Ti dhe zoti Lleshi duhet të arrestoni presidentit në mënyrë që të bie ligji poshtë

Efektivi i Rendit: Unë jam shumë i informuar

Zv.kryetari i Bashkisë së Kamzës: Je i informuar në mënyrë partiake

Përfaqësues i Bashkisë: Nuk është KZAZ mbi vendimin e presidentit. I kemi çuar shkresë KZAZ për lirimin e ambienteve. Vetëm gjykata Kushtetuese e diskuton dekretin e presidentit.

#NëKamëzNukKaZgjedhjeMe30Qershor2019

Gepostet von Xhelal Mziu am Dienstag, 18. Juni 2019

Ndërsa kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, i drejton një letër KQZ me një ultimatum se duhet të heqë materialet zgjedhore nga KZAZ nr.6 që ndodhet në ambientet e shkollës profesionale ‘Ndre Mjeda’ para orës 16:00 të ditës së mërkurë.



Skip to toolbar