Nardi i “bi keq” Borchardt, por “s’e krun” me Amerikën

AKTUALITET


E ndërsa krerët më të lartë të opozitës zbutën gjuhën dhe qëndrimet gjatë të enjtes, i vetmi zë i ashpër kundër ndërkombëtarëve duket se është Nard Ndoka. Megjithëse ai në fakt ka bërë një reagim dhe duket se e ka personalisht vetëm me ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt.

Ndoka i ka bërë thirrje ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt të mos mbështesë lëvizjen antikushtetuese të kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje në 30 Qershor.

Sipas Ndokës është momenti që kreu i OSBE të ngrihet në lartësinë e detyrës që mban, dhe të mos bëhet palë me aventurat e Edi Ramës. Ai i kërkon kreut të OSBE që të njohë dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Z.Ambasador, a të vjen turp?! Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë! Ambasadori i OSBE-së nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor.

Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës, injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike.

Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen.

Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen.

Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës.

Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës.

Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE!

Po ju presim!”, shkruan Ndoka.

Mirëpo në bombat e Nardit nuk pwrmendet, as SHBA dhe as ndonjë ambasador tjetër qw nuk e ka njohur dekretin e Metës dhe që të gjithë (jo vetwm Borschardt) kanë reaguar duke dënuar dhunën e nxitur nga opozita ndaj KZAZ-ve. Por mesa duket Ndoka nuk i ka parë reagimet e ndërkombëtarëve të tjerë. Më e fundit është qëndrimi i ambasadës Amerikane e cila megjithëse nuk e përmend datën 30 qershor, bën thirrje që zgjedhjet të mos preken dhe protestat e opozitës të jenë paqësore. Ose dhe e ka parë, por… e do robi një vizë amerikane. Njëherë që shkoi në Kubën e Kastros, e mori një karton të verdhë (shih videon poshtë)



Skip to toolbar