Nazarko: Kurti i ka hedhur ‘kripë’ plagëve me Serbinë, ky ka qenë gabimi strategjik i tij

Më të fundit


Analisti Mentor Nazarko theksoi në emisionin “Real Story” se Albin Kurti ka bërë një gabim të madh që e ka kthyer Kosovën shumë vite pas dhe po e pengon atë të bëhet pjesë e organizmave ndërkombëtare.

Ai theksoi se Kurti i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit të marrëdhënieve me Serbinë, herë me targat dhe kohët e fundit me zgjedhjet në komunat veriore.


“Ajo që ka bërë Kurti gabim, për ta kthyer rrotën e historisë mbrapa në 2013 dhe 2004 ka qenë diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse Kosovës nuk po i hiqen sanksionet e BE-së apo nuk po i hapet rrugë për në Këshillin e Evropës, UNESCO, Interpol apo partneritetet për paqe. Çfarë? Çështja e veriut të Kosovës është një plagë e hapur në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Plagët e hapura nuk shërohen me rrugë policore, aq më tepër duke i hedhur kripë sipër. Çdo përpjekje e Kurtit, me targat, me zgjedhjet në katër komunat kanë shërbyer për t’i mbajtur plagët të hapura. Ky ka qenë gabimi më i madh strategjik i kësaj qeverisje.”, u shpreh ai.




Skip to toolbar