Nazarko: Nisja e një procesi negocimi për zgjedhoren, produkt i një marrëveshjeje politike. Çfarë rrezikohet?

Më të fundit


Në një intervistë në “Real Story” në ABC analisti Mentor Nazarko foli për reformën zgjedhore, duke u ndalur tek qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës.

Nazarko theksoi se u shpreh se fillimi i këtij procesi negocimi, nuk është detyrim kushtetues, por produkt i një marrëveshje politike.

Por sipas tij rrezikohet që për shkak të përçarjes që ekziston brenda opozitës, kryeministri Rama mund të përpiqet ta zgjidhë kushtetueshmërisht.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Mentor Nazarko: Dalja e Bashës pati pak mani protagonizmi

Roland Bejko: Në dhjetor kanë qenë të dy përfaqësues të ODHIR, nuk ka ndërmjetësim ka mbështetje. Basha thotë mbështetje. Basha thotë se me angazhimin e ndërkombëtarëve, bashkëpunimin arritëm që ne të bindim palën tjetër. Qasja jonë në raport me non gratën nuk ndryshon.

Mentor Nazarko: Qe Basha po përpiqet të kapitalizojë të gjitha betejat politike, është brenda ambicies, por takimi i sotëm i OSBE me të dy është tregues që është vënë në lëvizje një proces.

Roland Bejko: Me rëndësi është të hapen listat, të bëhet Shqipëria një zonë elektorale, të ketë numërim dhe votim elektronik. Kjo është paketa që ka çuar PD, asnjë tjetër nuk ka deklarim publik.

Plarent Ndreca: Propozimet do t’i marrim seriozisht, edhe partitë e vogla apo shoqëria civile. Votimi elektronik kërkon kohë të gjatë, edhe kjo e herësit është një gjë që duhet të diskutohet.

Nazarko: Fillimi i këtij procesi negocimi, duhet të themi që në pikëpamje kushtetuese detyrimi për një komision zgjedhor, nuk është detyrim kushtetues, por produkt i një marrëveshje politike. Por çfarë rrezikohet? Rrezikohet që për shkak të përçarjes që ekziston brenda opozitës, Rama mund të përpiqet ta zgjidhë kushtetueshmërisht. Pra do të bëhet pjesë reale, apo do të heqë dorë, kjo është edhe vlera e asaj që po fillon të lëvizë.

Roland Bejko: Berisha nuk është i interesuar, ka qenë kundër ndryshimit të sistemit. Tani jemi në fazën që ata nuk e duan ndryshimin.



Skip to toolbar