“Ndarje klasore si në diktaturë”, Rama i përgjigjet Metës për vaksinimin

Më të fundit


“Kriteret e ndarjes klasore dhe preferenciale për njerëzit që marrin këtë shërbim janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”.

Kjo deklaratë e Presidentit Meta sa i përket vaksinimit të personaliteteve të moshuara, nuk ka kaluar në heshtje për Edi Ramën.


Kryeministri i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale kreut të shtetit teksa e cilëson këtë të fundit si dembel aktiv, duke cituar Fail Konicën.

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?” – shkuan Rama.




Skip to toolbar