Tërheqin njëra-tjetrën: Pas Nexhmijes, iken dhe Vito Kapo

AKTUALITET


Tre ditë pas vdekjes së Nexhmije Hoxhës, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare edhe ish-numri dy i Partisë Komuniste, Vito Kapo. Ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, e ndërsa ishte bashkëshortja e Hysni Kapos, një nga figurat më të rëndësishme të PPSH-së. Vito Kapo ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90. 

Kapo, gjithashtu u angazhua në formacionet partizane, fillimisht si sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan, në nëntor 1944 deri në maj të 1945 në Komitetin Qendror të PK-së. 





Skip to toolbar