“Ndjekim shembullin e Shqipërisë në rrugën euroatlantike”, Vjosa Osmani: Ecim krah për krah përpara në familjen e madhe evropiane

KOSOVA


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova do të ndjekë shembullin e suksesshëm të Shqipërisë në rrugën euroatlantike. Në një deklaratë për shtyp me homologun e Shqipërisë Bajram Begaj, presidentja e Kosovës theksoi se dy vendet do të ecin krah për krah drejt familjes evropiane.

“Kurrë nuk është e tepërt që në emër të popullit të Kosovës të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka që Shqipëria ka bërë dhe po vazhdon të bëjë për republikën tonë dhe në kohë të vështira dhe përderisa kemi festuar të gjitha të arriturat në historinë tonë. Këto ditë po përballet me një sfidë të re, ajo e përpjekjeve për anëtarësim në KiE, kauzë për më shumë të drejta të njeriut për të gjithë qytetarët tani pa dallim prandaj jemi të bekuar që në çdo hap të këtij procesi kemi pasur përkrahjen e fuqishme të Shqipërisë për çka edhe njëherë ju falenderoj.


Deputetët e republikës së Shqipërisë dhe Kosovës janë duke lobuar fuqishëm tek të gjithë homologët në asamblenë parlamentare të KiE dhe me shpresën që nesër do të jemi të suksesshëm në këtë votim së bashku me presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe të gjithë përfaqësuesit shqiptar do të vazhdojmë që të sigurohemi që Kosova ta ketë përkrahjen e nevojshme në këtë organizatë, ku e ka merituar që të jetë që nga viti 2010 e tutje kur morën numrin e nevojshëm të njohjeve. Synimi është integrimi i plotë në strukturat euroatlantike.

Në këtë rrugë do të ndjekim edhe shembullin e suksesshëm të Shqipërisë, anëtare e suksesshme e NATO-s me një mandat jashtëzakonisht të suksesshëm edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në rrugë të qartë drejt BE dhe jemi të bindur që kjo është rruga e vetme për ne. Asnjëherë nuk ka pasur asnjë alternativë tjetër dhe të gjitha reformat që po bën republika e Kosovës janë në këtë drejtim.

Dy qeveritë tona kanë nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve, që po rriten në numër dhe kualitet dhe si presidente angazhohem që të këto marrëveshje të implementohen edhe në praktikë.

Kosova për aq sa ka mundësi gjithmonë do ta përkrahë Shqipërinë në synimet tona të përbashkëta siç e përmendëm, në takimet tona sot, çdo sukses i Kosovës është edhe i Shqipërisë, çdo sukses i Shqipërisë është edhe i Kosovës.

Prandaj krah për krah në këtë aleancë dhe vëllazëri të bashkuar do të ecim përpara në familjen e madhe evropiane”, tha Osmani./abcnews.al




Skip to toolbar