Ndjekje penale 6 zyrtarëve në Dibër, abuzuan te ALUIZNI dhe te llixhat

AKTUALITET


Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, janë çuar për ndjekje penale 6 zyrtarë dhe ish drejtues të Agjencisë së Legalizimeve dhe qendrës Balneare (llixhat) në zonën e Dibrës, për shkak se akuzohen për abuzime me fondet, evazion fiskal dhe shpërdorim detyre.

Ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në drejtorinë Rajonale Dibër akuzohen për shpërdorim detyre.

Dy ish-drejtuesit e vendosur në hetim janë; N.K. 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjencisë  së Legalizimit në Dibër dhe E.M. 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t.

Ata dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht ish-zyrtarët e llixhave:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Bazuar te raporti i KLSH-së në 2016 ata dyshohet se me veprimet  e tyre në kundërshtim me ligjin kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje.



Skip to toolbar