Ndryshime në qeverinë ruse, Putin shkarkon ministrat e mbrojtjes

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka shkarkuar katër zëvendësministra të mbrojtjes. Sipas dekreteve të Kremlinit, Nikolay Pankov, Ruslan Tsalikov, Tatyana Shevtsova dhe Pavel Popov janë liruar nga postet e tyre drejtuese.

Raportet sugjerojnë se kushërira e Putinit, Anna Tsivileva, tani është bërë zëvendësministre e mbrojtjes.


Putin ka emëruar Anna Tsivileva, për të cilën mediat ruse thonë se është vajza e kushëririt të presidentit, si zëvendësministre e mbrojtjes.

Leonid Gornin, zëvendësministër i financave, do të jetë zëvendësministër i parë i mbrojtjes nën ministrin e mbrojtjes Andrei Belousov.

Pavel Fradkov, djali i ish-kryeministrit Mikhail Fradkov, u emërua gjithashtu zëvendësministër i mbrojtjes, së bashku me Oleg Savelyev. /abcnews.al




Skip to toolbar