Në Itali i japin lamtumirën Ronaldos, transferohet tek City

Më të fundit


Nuk ka më asnjë dyshim, mes C.Ronaldo dhe Juventus gjithçka ka përfunduar: Jorge Mendez ia ka bërë të qartë drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dëshirën e yllit portugez për tu larguar, Juve nga ana e sajë ka vendosur kushtin e panegociueshëm, duhet të paktën 25 milion euro për kartonin e tij.

Man.City, klubi i vetëm i mbetur në garë për të siguruar shërbimet e Ronaldos, i ka kërkuar Jorge Mendez që ta sjell në Mançester me kosto zero por palët vijojnë negociatat e përshpejtuara për të gjetur një zgjidhje, mundësisht brenda kësaj të premte.


Përcaktues në këtë tratative ka qenë edhe trajneri Pep Guardiola, një telefonatë mes tij dhe CR7 ka bërë që tekniku spanjoll të jap miratimin. Në të njëjtën linjë me mediat italiane janë edhe ato angleze të cilat i kanë bërë jo pak jehonë rikthimit të Ronaldos në ishullin britanik.




Skip to toolbar