“Në SHBA, kemi model autoritar”/ Përplasja e Trump me Musk, Nura: Të dy kanë influencë

Më të fundit


Analisti Artur Nura thotë se në SHBA, tanimë kemi model autoritar, pasi modeli perëndimor ka rënë.

Në emisionin ‘Real Story” në ABC News, Nura u shpreh lidhur me përplasjen e Donald Trump dhe Elon Musk, ku nënvizoi se të dy kanë influencë.

“Të dy figurat, janë figura të pushtetshme, që kanë infulenca të drejtpërdrejta. Se kush është më i forti, nuk dyshoj te pushteti që ka Trump. Kemi model autoritar tani edhe në SHBA. Në Evropë, jo rastësist kancelari gjerman i kujtoi Trump të shkuarën. Kemi modelin perëndimor që po qëndron në Evropë, dhe modelin perëndimor që po bie në SHBA. Ky është shqetësimi më i madh, goditja që po i vjen Perëndimit. Këtu është sfida dhe Shqipëria është e mberojtur, sepse është në NATO. Sepse sido të shkojnë gjërat, nuk do të ketë shpërbërje të NATO-s. Shqetësimi im është Kosova. Nuk është në NATO edhe pse ka prani trupash.”, theksoi ai.



Skip to toolbar