Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e sheh si fitore përplasjen e tij me miliarderin Elon Musk.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se Trump nuk i leverdis një përplasje me Musk dhe mund të ketë zbutje të toneve.
“Në 2016 është përfundimi i mish mashit, kur nuk kuptohej e majta nga e djathta. Ardhja e zotit Trump, kemi një rikthim, sidomos në administratën e dytë. Trump mori mbështetje nga e djathta tradicionale. E fitoi zgjedhjen duke afroruar edhe votuesit e Bernie Sanders, votues të majtë. Është zona rurale, por edhe zona industriale. Këtu është gjeneza e asaj që mndodhi mes Trump dhe Musk. kur erdhi Musk, zemra e MAGA jo ishte e dashuruar pas tij, por Bernie dhe të tjerët, nuk e donin pranë tij. Ka pasur një goditje brenda MAGA ndaj Elon Musk. Musk përfaqëson pjesën e djathtë të partisë. Ajo që ndodhi, ishte rezultat i natyrshëm, i koalicionin të zotit Trump, që mezi është mbajtur. Nuk mendoj se kjo për zotin Trump është një fitore.”, theksoi ai