Në urimin për Kosovën, Meta sulmon Ramën

AKTUALITET


Presidenti Meta e kryeministri Rama prej kohës janë kundërshtarë politikë dhe këtë e kanë shfaqur në çdo rast por edhe në urimet për zgjedhjet në Kosovë. Ndërsa kryeministri Rama në postimin e tij shfaqet korrekt dhe uron Albin Kurtin e Vetëvendosjes për fitoren në zgjedhje, Meta gjen hapësira për të sulmuar qeverinë dhe Ramën në veçanti.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”, shkruan Rama.


Ndërsa Meta i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri dhe vijon të mos njohë rezultatin e tyre shkruan se ‘zgjedhjet në Kosovë janë një shembull i demokracisë, ndërsa në rajonin tona ka ende vende që vuajnë nga autoritarizmi”, duke sulmuar në këtë mënyrë Ramën dhe qeverinë e tij.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”, shkruan Meta./realstory.al




Skip to toolbar