Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun polak, Jacak Czaputowicz, të cilit i kërkoi mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ministri polak Czaputowicz vlerësoi reformat e ndërmarra deri në tani nga Shqipëria si dhe sigurohuni se Polonia ka nisur një lobim të fortë për një vendim pozitiv për Shqipërinë.
Ndërsa ministri Cakaj u shpreh gjatë takimit se çelja e negociatave do të bëhet përmes meritave të vendit dhe jo si favore. Ai tha se asnjë vend tjetër në rajon nuk ka një reformë në drejtësi kaq të thellë dhe nën zbatim sa Shqipëria për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta.
“Pritshmëritë e Shqipërisë për çeljen e negociatave në tetor nuk ngrihen mbi nevojën për ‘favore’ por mbi bazën e meritave. Është historike dhe e pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimi i reformës në drejtësi, krijimi i organeve të reja të gjyqësorit dhe dhënia e prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” tha Cakaj Mes dy ministrave u fol edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, axhendën europiane të Shqipërisë dhe koordinimin në kuadër të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.