“Vuçiç si Gebelsi”, Cakaj: Masakra e Reçakut nuk harrohet

AKTUALITET


“Masakra e Reçakut në Kosovë ishte e fabrikuar”, u shpreh Aleksandër Vuçiç, duke dashur të mohojë një nga ngjarjet tragjike të luftës në Kosovës, dhe që nxiti ndërhyrjen e NATO-s për ndaljen e konfliktit.

Ndaj këtij reagimi të Presidentit të Serbisë, reagoi Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, i cili e krahasoin Vuçiç me ish-ministrin e Propagandës në Gjermaninë Naziste, Paul Joseph Goebbels.


Kreu i diplomacisë shqiptare duke thënë se kjo është skandaloze kërkoi nga aktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këto përbuzje që po iu bëhen viktimave të kësaj masakre.

“Joseph Goebbels i propagandës së Millosheviç tani është shndërruar në kampion të mohimit, nënvlerësimit dhe trivializimit të krimeve të luftës. Skandaloze! Aktorët ndërkombëtarë duhet t’i dënojnë veprat e tilla përbuzëse dhe shtrembëruese të së vërtetës që i fyejnë viktimat dhe përpjekjet e pajtimit. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë!”, shkruan Cakaj në postimin e tij.




Skip to toolbar