“Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së CR7”

LA LIGA


Neymar ose Mbappe, një nga dy lojtarët aktual të Paris Saint-Germain mund të bëhet i Real Madird gjatë merkatos së verës. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull situatës që po kalojnë dy lojarët aktualisht te PSG-ja në Francë.

“Real Madridi ka një mundësi të shkëlqyeshme për të nënshkruar me një nga dy lojtarët që kanë qenë për një kohë të gjatë në synimet e “Los Blancos”. Neymar dhe Kylian Mbappe janë në një situatë më të pasigurt se kurrë në Paris Saint-Germain dhe Real nuk mund ta lejojnë këtë shans të largohet”, shkruan Marca.

Më tej gazeta spanjolle shkruan se nëse ka një njeri që di t`i shfrytëzojë këto situata ai është Florentio Perez, presidenti i Real Madird. “Nëse është dikush që di se si të menaxhojë situata të tilla është Florentino Perez, i cili është i kualifikuar kur bëhet fjalë për “Galaktikët”. Presidenti i Real Madridit e di se blerja e një prej yjeve të PSG-së do të ishte një fitore e madhe. Luka Joviç, Rodrygo, Militao, Farland Mendy dhe Paul Pogba nuk përputhen me pritshmëritë e tifozëve të Real Madridit”.

“As Eden Hazard nuk i plotëson të gjithë faktorët për t’u konsideruar si “Galaktik”. Ai është një lojtar shumë i mirë, por ai nuk mund të përmendet në të njëjtën frymë si Leo Messi për Barcelonën, Cristiano Ronaldo për Juventusin ose Mbappe dhe Neymar për PSG. Janë katër “Galaktikë” dhe dy prej tyre janë te PSG, të cilët nuk janë të lumtur për arsye të ndryshme”.

“Mbappe duhet ta dijë se nëse dëshiron më shumë përgjegjësi, nuk ka asnjë ekip më të madh se Real Madridid. Nëse ai dëshiron të jetë mbreti, froni është i lirë pas ikjes së Ronaldos. Në të njëjtën mënyrë, Neymar duhet të dijë se nëse në një moment ai dëshiron të rifillojë karrierën e tij, të jetë diçka më shumë se një biznes dhe të largohet një shenjë të vërtetë në futboll, ai duhet të shkojë në Madrid”.



Skip to toolbar