Netanjahu i mbyll derën armëpushimit: Izraeli do të ketë përgjegjësinë e sigurisë në Gaza pas luftës

BOTA


Mes kritikave ndërkombëtare për qasjen ndaj luftës dhe viktimave nga bombardimet që dje kaluan mbi 10,000 persona, Benjamin Netanjahu është duke i rezistuar thirrjeve për një armëpushim dhe ka deklaruar se fundmi se lufta nuk do të pushojë pa shkatërruar Hamasin.

Sipas tij nuk ka asnjë shans për ndonjë pauzë të bombardimeve derisa pengjet izraelite të lirohen.

Nuk do të ketë armëpushim në Gaza pa lirimin e pengjeve tanë. Sa i përket pauzave të vogla taktike, një orë këtu, një orë atje ne i kemi pasur më parë për të mundësuar hyrjen e mallrave, ndihmave humanitare, ose largimin e pengjeve tona, por unë nuk mendoj se do të ketë një armëpushim të përgjithshëm”, tha ai.

Në një intervistë për ABC News, kryeministri izraelit po ashtu për të parën herë ka bërë me dije se vendi i tij do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë në Gaza për një periudhë të pacaktuar“.

Izraeli planifikon kështu të mbajë kontrollin e Gazës, potencialisht edhe përtej përfundimit të operacioneve të tij tokësore.

Ne kemi parë se çfarë ndodh kur Izraeli nuk ka përgjegjësinë e sigurisë. Kur ne nuk e kemi këtë përgjegjësi të sigurisë, ajo që shohim është një shpërthim i terrorit të Hamasit në një shkallë që nuk mund ta imagjinonim”, tha Netanjahu, duke iu referuar sulmit të 7 tetorit.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë në kohën kur Hamasi ende mban 239 pengje brenda Gazës, ndërsa si pasojë e konfliktit më shumë se 1.5 milionë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre për në pjesë të tjera të territorit në një kërkim të dëshpëruar për strehë.



Skip to toolbar