Nexhipi: Kukësi gati për titullin me tre afrime të tjera

SPORT


Gjatë prezantimit të trajneri Shpëtim Duro, drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi ka folur për merkaton e klubit. Nexhipi u shpreh se me ish-futbollistin e Kombëtares, Valdet Rama, që u afrua në janar te Kukësi, vijojnë bisedimet për të rinovuar kontratën.  “Valdet Rama është më pushime. Është ende nën kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar”.

Besar Musolli nuk do të largohet nga skuadra, ndërsa për Ylli Shametin gjërat do të vendosen brenda kësaj jave.  “Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk largohet. Shameti ka munguar gjatë për dëmtim dhe sapo është kthyer. Deri në fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontrata në skadencë. Ikonat e këtij klubi do të qëndrojnë”.

Ndërkohë, largimi i Simo Rrumbullakut ka krijuar boshllëqe në skuadër. Nderim Nexhipi tregon se për këto do të bisedohet me trajnerin e ri. “Këto dy ditë kemi humbur Rrumbullakut. E donim në ekip, por ai kërkon të provojë diçka të re jashtë vendit. Për emrat e tjerë në ditët e ardhshme do të shohim. Rolet dihen pak a shumë, nuk do ketë shumë ndërhyrje. Me trajnerin e ri do ulemi e diskutojmë për të ardhmen, pasi është ende herët që ta pyesni për skuadrën”.

Në fund, Nexhipi thotë se neë skuadër do të ketë dhe të paktën tre afrime, që do të plotësojnë grupin e më pas për të rivalizuar për titullin kampion në kampionat. “Çdo lojtar që përforcon një rival nuk është një asist, në thonjëza. Nuk arritëm të rinovonim, por kemi marrë Gavazaj dhe pastaj Dakun në sulm. Me 2-3 afrime do jemi gati të rivalizojmë për titull. Për momentin kemi 3 portierë. Me Frashërin do ulemi të flasim për rinovimin e mundshëm”.



Skip to toolbar