Lobim i paligjshëm, miku i Lulzim Bashës drejt prangave në SHBA

AKTUALITET


Një biznesmen me shtetësi iraniane dhe amerikane, Bijan Rafiekian (i njohur dhe si Kian), ish-partner i Michael Flynn, është shpallur zyrtarisht fajtor për akuzat e lobimit të paligjshëm në SHBA për qeverinë turke kundër imamit të njohur Fethullah Gylen. (Lajmi në mediat ndërkombëtare). Kian është akuzuar për lobim ilegal për Turqinë, duke ndihmuar përpjekjet e shtetit turk për ekstradimin e politikanit dhe imamit Fethullah Gylen, të cilin Erdogan dhe qeveria e tij e akuzojnë për grushtin e shtetit të vitit 2016.

Gylen jeton në mërgim prej vitit 1999. Kian ka qenë bashkëpunëtor në firmën e lobimit të Michael Flynn në “Flynn Intel Gropu” (FIG)”. Kjo kompani u shpërbë menjëherë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në vitin 2016, por u vu nën vëzhgim, pasi pronari i saj Michael Flynn u emërua Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Trump. Kjo firmë lotimi mësohet të jetë punësuar nga biznesmeni turko-holandez, Ekim Alptekin në vitin 2016 për një kontratë prej 600.000 dollarësh, e cila do të hetonte fshehurazi ndaj Gylen në emër të qeverisë turke.


Puna lotuese, sips mediave, është bërë gjatë fushatës së Trump, kur Flynn ishte këshilltar me ndikim në politikën e jashtme. Ndërkohë, për lobimin është ngritur dhe një akuzë zyrtare për Ekim Alptekin, por biznesmeni me shtetasit turke dhe holandeze nuk ka udhëtuar drejt SHBA për t`u përballur me akuzat. Ai besohet të jetë në Turqi. Alptekin ka pranuar se ka qenë ai që ka paguar 600 mijë dollarë për lobimin në emër të qeverisë turke kundër Gylen, me qëllim që politikani rival i Erdogan të transferohej nga SHBA në Turqi. Dënimi me 15 vjet burg për Kian pritet të jepet në 18 tetor, ndërsa më 5 shtator pritet të ketë një seancë dëgjimore për të.

Aktualisht Ekim Alptekin ka dyshohet se qëndron në Turqi, ndërsa është aktiv në profilin e tij në Tëitter, ku së fundi ka shprehur keqardhjen për dënimin e mikut të tij Kian dhe Michale Flynn, duke u shprehur në një koment se “Kam qëndruar në heshtje nga respekti për gjykimin, por një njeri i pafajshëm u dënua sot. Ndihem shumë keq për Bijan Kian dhe për Gjeneralin Flynn. Ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar. Unë vazhdoj të besoj se e vërteta do të dalë përfundimisht”, shkruan miku i Lulzim Bashës, Ekim Alptekin, mbi të cilin gjithashtu rëndojnë akuzat për “lobim të paligjshëm në SHBA.

Deri këtu duket se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë. Por në fakt, lidhja qëndron te miqësia mes Lulzim Bashës dhe Ekim Alptekim, biznesmenit turk që akuzohet nga SHBA për lobim të paligjshëm në SHBA.

Miqësia me Lulzim Bashën

Në 3 shtator të vitit 2014, Ekim Alptekim, përsëriti dasmën me bashkëshorten e tij, në ditën e lindjes së fëmijëve të tyre binjak. Mediat turke (lexo këtu) publikuan foto nga dasma e biznesmenit të famshëm turk. Megjithatë, ajo që ra në sy të të gjithëve, ishte fakti se dasmën e biznesmenit turk në atë kohë e celebroi Lulzim Basha (ishte ende kryetar i Bashkisë së Tiranës në Shqipëri). Këto foto të publikuara në mediat turke, u konfirmuan më pas nga vetë kreu i opozitës në një studio televizive ku “pranonte miqësinë me biznesmenin turk”.

Basha nuk ka dhënë shumë detaje për njohjet e tij me Ekim Alptekim, por nisur nga fakti që Alptekim ka shtetësi holandeze, njohja me Lulzim Bashën duhet të ketë filluar pikërisht në këtë shtet. Dihet që Basha ka kryer studimet dhe ka jetuar për një kohë të gjatë në Hollandë, derisa u kthye në Shqipëri në vitin 2005 për t`u bashkuar me kabinetin e ri qeveritar të Sali Berishës. Në fakt, nga të dhënat që gjenden rreth biografisë së Alptekin, mësohet se ai ka kryer studimet në Hollandë në universitetin e Utretit për Ligj dhe Drejtësi, ndërsa po në të njëjtin universitet, Lulzim Basha ka kryer studimet në fushën e Drejtësisë. Pra, kjo vërteton fillesat e njohjes mes Bashës dhe Alptekin, biznesmenit të akuzuar nga SHBA për ‘lobim të paligjshëm’.  

Në 11 mars të 2013 Alptekin duket se ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, pasi shkruan një koment në Twitter: “Sapo u ula në Shqipëri. Sekreti më i mirë i Europës. Tirana e drejtuara e drejtuara na kryebashkikau Lulzim Basha me dinamizëm”. Gjithashtu, Alptekin është i interesuar për politikën e ditës në Shqipëri, pasi ai ka shpërndarë një lajm në Twitter, kur raportohej shkatërrimi i laboratorit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, dhe si rrjedhojë u vu në pranga nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Nuk dihet nëse Alptekim është financues apo lobues i PD (gjë për të cilën nuk ka pasur asnjëherë lajme), por me Lulzim Bashën, duket se nuk e lidh vetëm miqësia. E përbashkëta tjetër është ajo e lobimit të paligjshëm në SHBA. Basha nëpërmjet parave ruse (çështje nën hetim nga prokuroria shqiptare) ndërsa Ekim Alptekim për lobim të paligjshëm në emër të qeverisë turke, kundër Fethullah Gylen.

Biznesmeni turk duket në telashe, pasi disa prej të akuzuarëve për ‘lobim të paligjshëm’ po marrin ndëshkimin nga drejtësia amerikane. Edhe për Ekim Alptekim akuzat mbeten në fuqi, ndërkohë, që sipas mediave ndërkombëtare ai dyshohet edhe për deklarime të rreme të të ardhurave.




Skip to toolbar