Nga çifti Anagnosti e Tinka Kurti, tek Moisiu dhe Meksi. Emrat që vaksinohen sot

AKTUALITET


Ka nisur edhe këtë të diel procesi i vaksinimit te stadiumi “Air Albania”, në kryeqytet.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, këtë paradite vaksinimi ka nisur me disa personalitete në të 80-tat e tyre. Rreth orës 10:00 në “Air Albania” kanë mbërritur disa figura mjaft të njohura të vendit tonë.

Kështu, janë bërë gati të marrin vaksinën anti-Covid personalitetet në moshë Tinka Kurti, Sherif Merdani, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu, Margarita Xhepa, Roza e Dhimitër Anagnosti etj.



Skip to toolbar