Ngjela: Me ndryshimin e sistemit zgjedhor humb si Rama dhe Basha

POLITIKË


Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë nga studio e emisionit “Real Story” në lidhje me reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral duke thënë se këtë as Rama dhe as Basha nuk e dëshiron, pasi dalin të dy të humbur. Një ndryshim i sistemit zgjedhor nuk nxjerr dot as Ramën dhe as Bashën deputet, prandaj për avokatin Ngjela ato zvarrisin çështjen sikur nuk duan të ulen në tryezën e dialogut.

Me ndryshimin e sistemit zgjedhor as Basha dhe as Rama nuk dalin dot deputet deh e pësojnë si Ramiz Alia. Këtë ta garantoj unë. Dy të mëdhenjtë nuk e ndryshojnë sistemin dhe e vetmja shpresë që ajo të bëhet është opozita parlamentare. Edhe të mos duan më ato, nuk i lë opozita parlamentare. Opozita në parlament e ka vënë kusht ndryshimin e sistemit dhe prandaj shpresa e perëndimorëve është tek opozita e re” tha Ngjela në Real Story.

Gjatë emisionit Real Story, Ngjela tha se vetë ndërkombëtarët duan ndryshimin e sistemit dhe prandaj po bëjnë presion për një tryezë për diskutimin e saj.

Opozita e re është shprehur e qartë se kërkon ndryshim të sistemit dhe nuk do të lejojë asnjë marrëveshje të re Rama –Basha në lidhje me të. Madje ata kanë shprehur veton se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë marrëveshje në kuvend që nuk parashikon ndryshimin tërësor të sistemit elektoral. Kjo është mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, të cilët përveçse e kanë njohur zyrtarisht si legjitime këtë opozitë, e cilësojnë edhe si një faktor real për ndryshimin e sistemit. Kjo vërehet dhe në vizitat që zyrtarët e huaj zhvillojnë në Tiranë, gjithmonë kanë përfshirë takime me Rudina Hajdarin, që duket se është ‘e preferuara’ e re e tyre.  / Real Story



Skip to toolbar