Nis zbatimi i amnistisë, Manja: Rreth 800 të dënuar lirohen, asnjë zyrtar i lartë s’amnistohet

AKTUALITET


Këtë të mërkurë 24 prill, nis dhe zbatimi i ligjit për amnistinë penale, pas miratimit në Kuvend me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte sot në burgun e Rrogozhinës që ka edhe numrin më të madh të të dënuarve që përfitojnë nga amnistia.


Manja tha se në shkallë vendi numri i personave që lirohen sot nga amnistia është 780, numër që pritet të përditësohet me personat që gjenden në komisariate dhe përfitojnë nga kjo amnisti.

“Në shkallë vendi sot ka startuar zbatimi i ligjit për amnistinë, sot do lënë qelitë rreth 780 të dënuar, kjo shifër do të përditësohet se ka një numër të dënuarish që gjenden në komisariate dhe janë përfitues të amnistisë. 800 janë përfitues me ulje dënimi, në total 1600 të dënuar përfitojnë nga amnistia.

15 gra lirohen , 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi dhe deri në vjeshtë lirohen, nga 38 të dënuara që gjenden në burgun Ali Demi në Tiranë, përfitues janë 3 të mitur, 2  përfitojnë ulje dënimi. Përfitues janë edhe 2666 persona në shërbim prove. Nga kjo amnisti buxhetit të shtetit i kursehen 30 milionë euro.  Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka”, tha Manja.




Skip to toolbar