Një gjykatë bllokon vaksinimin e detyrueshëm shëndetësor në New York

CORONAVIRUS


Një gjykatë e Nju Jorkut  sot bllokoi përkohësisht vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor për Covid-19 sepse urdhri shtetëror nuk parashikonte përjashtime fetare .

Gjykatësi David Herd tha në një deklaratë me shkrim se ai po ndalonte vaksinimin e detyrueshëm, i cili do të fillonte më 27 shtator.


Pesëmbëdhjetë mjekë, infermierë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit kishin ngritur padi kundër shtetit, duke argumentuar se mandati shkelte të drejtat e tyre kushtetuese në shumë mënyra. Paditësit pretendojnë se janë të gjithë të krishterët që kundërshtojnë vaksinat sepse qelizat burimore embrionale të abortit u përdorën në zhvillimin e tyre.

Herd i dha afat Shtetit deri më 22 shtator për t’iu përgjigjur paditësve dhe caktoi seancën e radhës për 28 shtator.




Skip to toolbar