Një javë pas shtrimit, Boris Johnson del nga spitali

BOTA


Kryeministri britanik Boris Johnson duket se po e fiton luftën me koronavirusin. Pas një jave, Johnson ka dalë nga spitali ku qëndroi tre netë në trajtim intensiv.

Zyra e shtypit konfirmoi se kryeministri nuk do rikthehet menjëherë në punë, por do të ndjekë trajtimin në shtëpi, raporton noa.al duke cituan CNBC.


Boris Johnson rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit më 27 mars. Kryeministri britanik qëndroi disa ditë në shtëpi, por shkoi javën e kaluar në spital pasi kishte temperaturë të lartë.

Ditën e premte u raportua se ia kishte dalë të ngrihej në këmbë për të bërë ecje të shkurtra me disa pushime në pavijon. Ndërkohë, Johnson falënderoi stafin mjekësor për kujdesin dhe u tha se i ka borxh jetën e tij.




Skip to toolbar