Një person kërcënon se do hidhet nga pallati pranë zonës së Muzeut Kombëtar

AKTUALITET


Tmerr dhe panik është krijuar prej disa minutash në zonën pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Një person është ngjitur nënjë pallat në ndërtim dhe kërcënon të hidhet nga lartësia.


Në vendngjarje ndodhet policia e cila u njoftua nga qytetarët kalimtarë mbi situatën e krijuar, po ashtu edhe ambulanca.

Mësohet se qytetari i cili kërcënon të kryejë aktin ekstrem, pretendon se nuk i është firmosur një kontratë pune.

Forcat policore kanë nisur negociatat me të, për ta bindur të zbresë.




Skip to toolbar