“Njeriu i Dekadës”, si i shohin votuesit e Realstory 4 krerët e politikës

AKTUALITET


Sondazhi i hapur nga Realstory.al se cili është politikani i dekadës që lamë pas, Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha apo Ilir Meta vijon të mbajë qytetarët aktivë me votime dhe komente duke dhënë mendimet e tyre. Janë të shumta komentet që mendojnë se kjo klasë politike duhet ndërruar dhe se asnjëri prej tyre nuk është në të mirë të vendit, ndërsa ka dhe nga ata që zgjedhin emrin e politikanit të preferuar.

Sipas votimeve në portalin Realstory.al por edhe në faqen në facebook Realstory dhe në atë të gazetarit Sokol Balla janë të shumtë ata që kanë cilësuar Edi Ramën si politikanin që i është gjendur më pranë popullit apo ka bërë më mirë punën e tij. Pas tij vjen ish kryeministri Sali Berisha, ku shumica e cilësojnë si liderin historik të vendit. Ndërsa interesi i qytetarëve për Lulzim Bashën apo Ilir Metën është në nivele më të ulëta.


Gara vijon të jetë e hapur dhe sondazhi do të qëndrojë online deri në datën 30 janar.  Në vetëm 3 ditë në faqen zyrtare të Realstory në Facebook kanë ardhur 444 komente, ndërsa në faqen zyrtare të gazetarit Sokol Balla kanë ardhur 225 komente.

“Më i pranishëm për këto 29 vjet nga të katërt është Edi Rama. Është me pak i ndotur dhe shtet formues ligjor jo rrumpallë. Edi Rama është politikan i përgjegjshëm dhe vizionar. Ka të meta me kilogramë ndërsa zotërinjtë e tjerë kanë të meta me tonelata. Këtë do ta vërtetojë koha.”

“Të katërt janë politikanë të dekadës, dhe si shpërblim për të mirat që i kanë sjellë shqiptarëve e meritojnë burgun pa asnjë dyshim. Vetëm se çelësat e burgut duhen hedh në det që pjesën tjetër të jetës që i ka mbet ta kalojnë brenda.”

“Edi Rama deri tani. Të dali një më i mirë po nuk po duket, duhet të jetë në ndonjë akademi politike.”

“Mbi 50% e popullatës në emigracion. Si mund të flitet për politikanë të mirë.”

“Politika është arti dhe shkenca e qeverisjes së një entiteti politik. Politikanët shqiptarë janë shumë larg këtij modeli.”




Skip to toolbar