Khamenei sulmon Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor europian

AKTUALITET


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar pas sulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, ku kryefjalë ishin akuzat dhe paralajmërimet ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por dhe ndaj vendeve të tjera aleate të saj, siç është Shqipëria. Krahas akuzave për SHBA, ai ka përmendur edhe “një vend të vogël, por shumë të mbrapshtë europian”, duke iu referuar Shqipërisë, por pa e përmendur me emër.

 “Është një vend shumë i vogël, por shumë i mbrapshtë europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, tha Khamenei. Me termin tradhtar, Khamenei i referohet mihxahedinëve të MEK, ndërsa Shqipëria është vendi i vetëm europian, në të cilin ata janë strehuar që prej vitit 2014.


Sipas Khameneit, ata financuan një plan të tillë dhe me trazirat që ndodhën, ku Uashingtoni u gëzua duke menduar se Irani kishte marrë fund. Por ai theksoi se vendi ishte i përgatitur për këto plane. Khamenei paralajmëroi njerëzit e shumtë të pranishëm se armiku po përpiqet që t’i bëjë të dyshojnë për pushtetin mbrojtës të vendit. “Armiku është Amerika dhe regjimi Zionist dhe ne nuk duhet të bëjmë gabime në vendin tonë”, tha ai, ndërsa duke falënderuar për pjesëmarrjen, Khamenei porositi që iranianët duhet të bëhen të fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht në mënyrë që armiku të mos mundet t’i lëndojë.




Skip to toolbar