Nuk jemi si Holanda, ama stacionet e autobusëve mund t’ia kopjojmë

AKTUALITET


Tirana i bashkohet vendeve më ambientaliste si Holanda, Danimarka apo Suedia. Për herë të parë në vendin tonë, duke filluar nga kryeqyteti, stacionet e autobusëve do të jenë me çati të gjelbëruar, të cilët jo vetëm do të na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës. Është vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar këtë nismë të veçantë e cila është e para e këtij lloji jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.

“”Por, ne nuk jemi si Hollanda” – është justifikimi më i zakontë i atyre që ende nuk i pranojnë korsitë e biçikletave, stacionet e gjelbra të autobusëve apo çdo risi tjetër urbane. Megjithatë, sapo kemi vendosur stacionet e para me çati të gjelbër, të cilët jo vetëm na mbrojnë nga vapa e këtyre ditëve, por ndihmojnë edhe në pastërtinë e Tiranës”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve një sërë nismash për mjedisin, si mbjellja e 2 milionë pemëve deri në 2030, promovimi i biçikletave, autobusët elektrik etj.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/videos/2536402729756504/?__xts__[0]=68.ARDaA1y5kODJxv0bSvgOkT6PF-NR96kYtkG5tjdvxi3PsJpH9hzxQ_H0pyXLgu2ye27XbKMJ46_tnLjCewqwOMc2BRPVARgRHngmwMsx9TAkiXS_1TdIk3L_AiOh7M374qDyArnIfDVEbxBMiqTzpxt23f9BxI5LZqM5jrdhto–Hf5k4r21ZCoRPH9oD4x7g1weQ2k-p1ltymT-WD5g9CFe7LzIAQkOH6l9qutdt5Uv6lE0SDMUfYPhQeImixewdCGenedoHhTffWtFkxgHPc3caENuDd4XuRwu0KVnfx8vtJtsWkQrSW7XuYysDSGdCTa3kR9eBK0vg2kRGw1GduNbvcMxEA&__tn__=-R


Skip to toolbar