Nuk ka darkodësi, Gjiknuri: PD po minon procesin, nëse opozita s’bëhet pjesë, do vijojmë me reflektimet në Kodin Zgjedhor

Më të fundit


Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri përsëriti edhe një herë apelin drejtuar opozitës së bashkuar për të sjellë një draft konkret me amendamentet e tyre për Kodin Zgjedhor.

“Së pari fatkeqësisht opozita erdhi me të njëjtën qasje politike, tashmë të transformuar në një letër, por harruan që ky këshill vepron në bazë të një standardit të arritur, i imponuar ky standard nga opozita. Kur kishim debate në çështje të tjera, për të cilat ODIHR kishte rënë dakord të jepte asistencë ishte opozita që vendosi standardin. Synohet kompromisi dhe kur nuk ka, mund të merret asistenca, por vetëm mbi drafte përkatëse. Cfarë i themi tani, hajdeni me propozime konkrete. Ky këshill është krijuar për të konsultuar me opozitën jashtëparlamentare.


Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim opoziten. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata” u shpreh Gjiknuri ndërsa shtoi se nëse opozita s’bëhet pjesë e propozimeve atëherë ndryshimet kushtetuese do të vijojnë të reflektohen në Kodin Zgjedhor edhe pa ta.

Nga sot ka 8 ditë kohë për të përmbyllur procesin, teksa Gjiknuri shprehet se në rast se opozita zgjedh rrugën e saj, atëhere Kuvendi gjithsesi ka detyrimin për të zbatuar ndryshimin e Kushtetutës.

”Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë.Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirëtë mazhorancës me një palë që bëri vetvrasje politike.  Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë pë Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.

Nëse zgjedhin rrugët e tyre, s’mund të mbahet peng. Organi konsultativ të mbajë peng vendimmarrësin? S’mund të ndodhë. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.”- tha Gjiknuri.




Skip to toolbar