“Nuk kemi frikë nga Rusia”, Rama për Al Jazeera: Moska nuk do sulmojë asnjë vend të NATO

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për zhvillimet në Europë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi rus ndaj vendeve të NATO-s.

Në një intervistë për Al Jazeera, e realizuar gjatë muajit tetor në samitin që u mbajt në Londër, Rama theksoi se NATO është e përgatitur për çdo agresion rus.

Kreu i qeverisë shtoi se një sulm i tillë nuk është fort i mundur, jo vetëm ndaj vendeve të Bashkimit Europian, por edhe ndaj Shqipërisë.

“Rusia nuk do ta sulmojë Shqipërinë dhe nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër europian. NATO është gati për çdo lloj agresioni, sepse është ushtria më e fortë në botë deri më tani.  Bashkimi Europian po provokohet shumë nga Rusia dhe po e mbron veten”

Kreyministri nuk kurseu as kritikat për unionin 27 anëtarësh, për të cilin tha se duhet të ketë një plan për paqen në Ukrainë.

“Fakti që BE nuk ka një plan paqeje më duket shumë i çuditshëm. Duhet të mendojë për të venë diplomacinë e vet në veprim për të promovuar vizionin e saj të paqes. Zyrtarët e BE duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët”

Më tej Rama theksoi se Shqipëria nuk ndjen asnjë presion nga Rusia dhe shtoi se në vendin tonë nuk ka aspak simpati për Moskën.

“Nuk kemi raportuar asnjë incident me dronë rusë. Unë jam shqiptar, nuk kemi frikë. Në Shqipëri nuk ka vend për armiqësi ruse, sepse nuk ka as simpati për Rusinë”



Skip to toolbar