Analisti Artur Nura thotë se Irani nuk mund të bjerë pa mbështetjen dhe miratimin e Rusisë.
Në emisionin “Real Story” në ABC Nws, Nura u shpreh se me sulmet amerikane në Iran, presidenti Donald Trump garantoi status quo-në në Lindjen e Mesme, por jo stabilitetin.
Ndërsa ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se sa më e gjerë të jetë aleanca e NATO-s, aq më efektive do jetë.Artur Nura: Nuk e besoj se bie Irani pa mbështetjen e Rusisë. Unë besoj se rezultati atje dhe e dëgjuat deklaratën e Putinit, po të ishte Trump në administratën e Biden, nuk do kishte luftë me Ukrainën. Garantoi status quo, jo stabilitet. Kemi të njëjtin regjim.
Fatmir Mediu: Të pretendosh të heqësh një fuqi nukleare, që ka krijuar probleme në të gjithë rajonin, ka të bëjë edhe me ekonominë botërore. Nuk besoj që na është shtruar ndonjëherë çështja a duhet të zgjedhim midis Europës dhe Amerikës. Aleanca e NATO-s, nuk është vetëm NATO, Kanada, Europë. Janë të përfshira edhe vendet e Lindjes së Mesme. Sa më e gjerë të jetë partneriteti ushtarak, aq më efektive dhe aq më paqe mund të ketë. Është lajm shumë i mirë mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri. Ne, në raport me Iranin duhet të bëjmë një analizë. Shqipëria ka qenë vend në sulmet kibernetike të Iranit. Shqipëria duhet të veprojë si vend anëtar i NATO-s. Duhet t’i mbledhës institucionet e analizës dhe sigurisë.