OKB: Më shumë se 10 mijë gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

BOTA


Më shumë se 10,000 gra janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës së Izraelit me Hamasin në tetor, sipas vlerësimeve të UN Women në një raport të botuar të martën.

“Gjashtë muaj pas luftës, 10,000 gra palestineze në Gaza janë vrarë, mes tyre rreth 6,000 nëna, duke lënë 19,000 fëmijë jetimë,” thuhet në raport, shkruan CNN.


Raporti deklaroio se më shumë se 1 milion gra dhe vajza palestineze në Rripin e Gazës po përballen me “uri katastrofike”, pa pothuajse asnjë akses në ushqim , ujë të pijshëm të sigurt, tualete funksionale ose ujë të rrjedhshëm, duke krijuar rreziqe kërcënuese për jetën.

“Një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta”, sipas raportit.

Ushtria izraelite (IDF) ka thënë se po përpiqet të zvogëlojë dëmin ndaj civilëve në Gaza./abcnews.al




Skip to toolbar