Në Ukrainë, 37,000 janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy vjet më parë

BOTA


Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se rreth 37,000 civilë dhe ushtarë janë zhdukur që nga fillimi i pushtimit rus, që është një numër jo i plotë sepse Rusia pushtoi pothuajse 20 për qind të territorit kombëtar.

“Pothuajse 37,000 njerëz janë zhdukur, duke përfshirë fëmijë, civilë dhe ushtarë. Ky numër mund të jetë shumë më i lartë”, shkroi në Facebook, komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets.


Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022, disa dhjetëra mijëra njerëz, civilë dhe ushtarë, kanë vdekur, por nuk ka një vlerësim të përgjithshëm të përcaktuar nga burime të besueshme.

Procedurat për identifikimin e të vdekurve dhe të zhdukurve mund të zgjasin disa muaj.

Ushtritë ukrainase dhe ruse vetëm në raste të rralla shpallin bilancin e ushtarëve të vdekur.

Numri i viktimave civile nuk dihet gjithashtu sepse nuk ka informacion të besueshëm në territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit./abcnews.al




Skip to toolbar