OKB miratoi rezolutën për “Srebrenicën”, reagon Begaj: Shqipëria konfirmoi përafrimin e saj me vlerat perëndimore

AKTUALITET


Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ndau dot në profilin e tij në rrjetin X qëndrimin mbi miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

REAGIMI I PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ;


“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që përcakton 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Shqipëria konfirmoi edhe një herë përafrimin e saj me vlerat perëndimore duke votuar pro dhe duke u angazhuar për miratimin e kësaj rezolute.

Kjo datë do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për të dënuar gjenocidin, duke siguruar që masakra të tilla nuk do të përsëriten kurrë dhe njëkohësisht do të japë një përgjigje për ata që mohojnë gjenocidin dhe krime të tilla të tmerrshme.”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.




Skip to toolbar