Operacion ndërkombëtar kundër drogës, arrestohen tre shqiptarë!

AKTUALITET


Operacioni ndërkombëtar “Alba Tibus” ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike ndaj një grupi të strukturuar kriminal, duke bërë të mundur arrestimin e 3 personave.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar në Vlorë tre shtetas shqiptarë: Anxhelo Ajazaj 27 vjeç, Klarens Dalipaj 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj 30 vjeç, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që trafikonte kanabis kryesisht në Romë, Itali.

Hetimet kanë identifikuar gjithashtu një tjetër pjesëtar të grupit, Eurel Liçaj, i cili aktualisht po vuan një dënim në burgun e Rrogozhinës.

Operacioni në Shqipëri u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane, përfshirë Karabinierinë e Romës dhe Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri.

Ndërkohë, policia vijon hetimet me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar



Skip to toolbar