Operacioni ku u arrestua Ardian Çapja, në pranga një tjetër person

AKTUALITET


Policia e Shtetit informon se kanë arrestuar një tjetër shtetas, në kuadër të operacionit të koduar “Krasta 2021”.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në banesën e Çapajve u gjetën uniforma policie, por edhe radio të policisë.


I arrestuari Ardi Çekani ka lidhje shoqërore me Çapajt. Ai u gjet në oborr të shtëpisë, gjatë aksionit të zhvilluar të policisë.




Skip to toolbar