“Opozita nuk është alternativë për të ardhur në pushtet”, Zheji: Rreziku që i kanoset mazhorancës

Më të fundit


Analisti Artur Zheji thotë se edhe pse opozita nuk është alternativë për të ardhur në pushtet, mazhorancës mund t’i kanoset një rrezik.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se brenda mazhorancës po krijohet një luftë e brendshme dhe shtoi se një mandat i katërt i Edi Ramës do të digjte ambiciet e socialistëve që janë ambiciozë në parti.


Ndërsa analisti Skënder Minxhozi, deklaroi se sheh ndryshim midis të majtës së sotme dhe asaj të 20 viteve më parë.

Artur Zheji: Mendoj që në këtë situatë, me këdo drama që kanë ardhur një pas një në radhët e opozitës, ka një problem, që jo vetëm opinioni, por edhe ambiciozët brenda Partisë Socialiste e kanë të qartë që mandati i katërt i Ramës, do të thotë djegia e ambicieve të tyre. Nuk kanë kohë. Ka një kohë biologjike, ka edhe një kohë që rrjedh ndryshe brenda ambicies. Pra, çfarë ndodh? Duke qenë se nuk kemi një situatë politike mbipolare, që të kemi një opozitë e cila të jetë një alternativë reale për të ardhur në pushtet, për shkak të copëtimit, për shkak të dramave të rënda të SPAK, po krijohet brenda mazhorancës lufta e brendshme, e cila po ngre krye gjithmonë e më tepër. Unë them që ky është rreziku që më i madh që i kanoset kësaj mazhorance dhe tradhtitë trasversale me aleatë nga brenda kështjellës socialiste tek opozita, trafiku vazhdon pa fund.

Skënder Minxhozi: E majta e asaj kohe, mendoj që problemin e kishte në parti, e pësonte dhe qeverisja. E majta e sotme, problemin e ka në qeverisja dhe po e pëson partia. E majta e dikurshme ishte në prag të shpërthimit, e majta e sotme ka një risk rënie të çatisë mbi kokë. Janë dy të majta që kishin diagnozat dhe krizat e tyre. Mendoj që ka qenë një e majtë më vibrante ajo e atëhershme. Këtë të majtën kaq unitariste, kaq të gjithëfuqishme dhe kaq të fortë në aparencë, por me këto probleme që ka pas perdes, unë e vlerësoj më pak se sa një të majtë që ka debat të brendshëm. Nuk duhet të harrojmë që socialistët e asaj kohe, në 2005, kishin 15 vite karrierë. Socialistët sot, janë mbi 20 vite në karriera dhe kanë 11 vite i kanë në një qeverisje të patrazuar, të qetë. Janë dy të majta që nuk ngjajnë, janë të majta të ndryshme.




Skip to toolbar