“Bardhi si Basha”/ Minxhozi: Pse opozita s’merret me hetime të SPAK? Sajon për Olsi Ramën, por ka zyrtarë të lartë që…

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi thotë se Gazmend Bardhi po bëhet si Lulzim Basha. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti u shpreh se Bardhi, në qëndrimet që ka mbajtur, nuk është treguar koherent dhe konstant në atë që thotë.

“Ne dimë një rast klasik të viteve të fundit ku falë batutës së famshme të Metës, që është Basha që thuhet se të gënjen kur e pyet edhe se sa është ora, kam përshtypjen se Gazment Bardhi po i afrohet me shumë shpejtësi Lulzim Bashës sepse realisht ka një raport të tillë me të vërtetën dhe një qëndrim jo konstant dhe jo koherent. Është kaq jo stabël në atë që thotë dhe atë që bën në vitin e fundit saqë vërtetë të vjen keq të shohësh një politikan në moshë dhe në stazh politik ende i ri që sillet më keq se të vjetrit. Ky është një lloj arketipi që futet në listën e gjatë të të rinjve që sillen më keq se të vjetrit. Janë po aq hileqarë, fjalë pambajtur, të pabesë, hipokritë, fals dhe të improvizuar. Thonë gënjeshtra, përdoren një javë po dhe një jo. Ky lloj qëndrimi që ti, e thashë edhe herën e fundit, që ti i thua kolegut me të cilin shëtit Shqipërinë tani, i vë shifra vilash, akuza me trafikantë droge dhe më pas i premton çdo salle kinemaje nga Puka deri në Sarandë, do të pastrojmë së bashku Shqipërinë ndërkohë që këtë këtu e ke bërë copë vetëm 6 muaj përpara. Dhe deklaratat e fundit për Olsi Ramën, ku me të drejtë thua prit se këtu nuk ka asgjë se është gjykuar, dhe del e zë be nëpër media se kam bërë kallëzim dhe më pas del SPAK dhe e zbulon indirekt që Olsi Rama…“, tha Minxhozi.


Më tej, ai parashtroi pyetjen se përse opozita merret me sajesa ndaj Engjëll Agaçit dhe Olsi Ramës dhe jo me hetime të SPAK, që kanë nën “sitë” zyrtarë të lartë në vend.

“Them që në sheshin publik, ku futet edhe politika, gjërat ndahen në të vërteta dhe të pavërteta. Opozita ka detyrën dhe tagrin që të thotë të vërtetat e saj por që mundësisht të përkojnë sa më shumë me të vërtetën reale dhe jo me stisje, improvizime, me supa të ngrohura apo me histori fake sepse pastaj, sic po e shohim, edhe në rastin e makinës që i jepte dikush që dukej si Olsi Rama, por edhe në këtë histori të RAI 3 më vonë, me Engjëll Agaçin, të cilët thonë se s’na ka dhënë përgjigjet sepse duhet të dilte me video dhe nuk quhen me shkrim. Edhe në këtë rast duhet që ti si opozitar ta shfrytëzosh situatën sepse kjo është në të drejtën tënde, është fair. Problemi është se duhet të bësh disa llogari në kurriz të interesit tënd sepse kur gënjen të kthehet në të kundërt. Pra, kur nuk thua të vërtetën, duke nisur nga interesi yt i vogël politik dhe partia, ti pëson një boomerang por në terma afatgjatë i bën dëm vendit sepse ndihmon që ai imazh i shëmtuar që ne shqiptarët e kemi për definicion, është një damkë që kur thonë më mirë syri sesa nami, por ka mbetur diçka nga ajo damkë. Pyetja ime është se pse kësaj opozite se pse kësaj opozitë nuk i dalin historitë e vërteta me burgje dhe hetime të SPAK. Që do të thotë pse duhet të sajosh për Agaçin, Olsi Ramën, kur ti ke x bashkiak në burg, x ministra nën hetim ose në burg, zv kryeministrin në drejtim të paditur. Ka hyrë investigimi me drejtorë, ministra, krerë institucionesh, pse nuk i del kjo listë dhe i sheh siç i shohim te dera e bashkisë që janë më shumë gazetarë dhe policë sesa protestues.”, shtoi Minxhozi./abcnews.al




Skip to toolbar