Ndryshe nga protestat e tjera ku opozita pak a shumë e shfaqte skenarin e protestës, këtë të sotmin e ka mbajtur të fshehtë. Protesta sot do të zhvillohet në orën 18:30 në sheshin përpara Kryeministrisë.
Kjo është protesta e katërt e opozitës dhe sipas tyre kjo është vendimtarja, pasi do të sjellë largimin e Ramës.
Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ku në një mesazh të publikuar bënte thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.
Ndërkohë policia ka marrë masa për të shmangur incidentet dhe ka angazhuar ashtu si dhe herët e tjera mbi 1500 efektivë policie, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si pjesë e planit të masave.