TIRANË– Pas arrestimit të Erion Veliajt, çështja që ka ngritur anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Ilir Alihmehmeti nga radhët e PD-së është që kryeqyteti duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme lokale.
Ai theksoi se kryeqyteti nuk mund të lihet pa kryebashkiak. Sipas Alihemhetit, kjo çështje është kompetencë e Kryesisë së Këshillit Bashkiak, i cili duhet të propozojë një emër dhe më pas të votohet nga Këshilli Bashkiak.
“Kjo është shkelje madhore. Njofton znj.Kuko, është dhe zv.ministre e Brendshme nuk është s’e ka vështirësi ta gjejë. Ky do jetë emri që do propozohet, propozohet nga anëtarët socialistë që kanë shumicën, patjetër votohet dhe merr miratimin dhe vazhdon punën për aq sa i lejon ligji për ato kufizime që ka. Të gjitha këto vonesa i vuan qytetari. Kishte qenë shumë e thjeshtë, thirret me urgjencë, e ka kompetencë Kryesia e Këshillit Bashkiak, thirret një mbledhje, jepet propozimi për zonjë në fjalë apo këdo tjetër, votohet dhe mbyllet këtu historia”, tha ai.
Ai relikui me analistin Mentor Nazarko, i cili tha se nëse zgjidhja është sipas procedurës që parashtron Alimehmeti, atëherë iu lind e drejta që për këtë çështje t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse ju jeni dhe përfaqësuesi institucional; nëse ju mendoni se interpretimi i kuadrit ligjor të çon tek kjo zgjidhje, pra, që përkohësisht deri sa të bëhen zgjedhjet, duhet të jetë një…. Nëse është kështu, atëherë ju keni të gjithë të drejtën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese për tu ankuar. Pse ju nuk mendoni se ka ardhur koha, që ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje, që kryeministrit të bëhet komisar i përkohshëm , i jashtëzakonshëm i Bashkisë së Tiranës, kjo është situata”, tha ai./abcnews.al