Panik në Elbasan, qëllohet me armë në drejtim të policisë. Plagosen dy kalimtarë

AKTUALITET


Të shtëna me armë janë regjistruar pak caste me parë në Elbasan. Burime nga vendngjarja thanë se është qëlluar me armë në drejtim të efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen ’11 Nëntori’ në qytetin e Elbasanit.

Policia është njoftuar për një konflikt familjar në lagjen ’11 nëntori’ në Elbasan. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e përgjithshme si edhe forca “Shqiponja”.  Mësohet se personi i përfshirë në konflikt familjar po qëllon me armë drejt policisë. Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bejne thirrje personit të dorëzohet.


Në ndihme te policisë së Elbasnit po nisen menjëherë FNSH dhe Forcat e Specialiazuara të RENEA-s. Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo të lënduar nga të shtënat. Mësohet gjithashtu se personi që po qëllon me armë drejt policisë është i akuzuar për përndjek    je.

Burime policore thane se Lefter Zh., ka plagosur me armë dy kalimtarë Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci, te cilet ndodhet jane rrezikut per jeten.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë. Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë. Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.




Skip to toolbar