Panik në parkun e SHBA/ Mbetën të bllokuar në 100 metra lartësi, shpëtohen 28 persona

BOTA


Zjarrfikësit kanë shpëtuar 28 persona të cilët kishin ngecur në një lartësi 100 metra në një park argëtimi në Oregon, SHBA. Bëhet e ditur se njëri nga ta është dërguar në spital.

Megjithatë, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, shkruan skynews.


Portland Fire and Rescue tha se zjarrfikësit punuan me inxhinierë në parkun Oaks, i cili u hap për herë të parë në 1905, për të ulur personat, dhe se ekuipazhet ishin përgatitur për të kryer një shpëtim me litarë nëse do të ishte e nevojshme.




Skip to toolbar