Para në shtëpi e zyrë, mjeku Edvin Prifti: Punoj në shtet e privat, s’kam fshehur asgjë

AKTUALITET


Ndërsa SPAK kërkoi ndrydhimin e masës së sigurisë nga pezullimi në “arrest me burg” duke i shtuar atij edhe akuzën e “pastrimit të parave”, flet mjeku Edvin Prifti.

Ndonëse nga aksioni i SPAK këtij të fundit iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 mln lekë në shtëpi dhe zyrë, mjeku shprehet se nuk ka fshehur asgjë. Ai thotë se ka pasur të ardhura shumë të mira nga puna në Itali, po ashtu shprehet se në Shqipëri punonte edhe në shtet edhe në privat.


“Kam mbaruar me medalje ari në Itali. Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. S’kam fshehur asnjë gjë, punoj në spital privat dhe në shtet”,- tha ai.




Skip to toolbar