Grabitja që përfundoi me plagosje në Roskovec, lihet në burg i arrestuari

AKTUALITET


Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Elis Bushi, i akuzuar si një prej autorëve të grabitjes në banesën e Arben Çepeles, në qytetin e Roskovecit, që mbeti në tentativë.

Seanca ndaj Bushit ka nisur sot në orën 10:00, ku ai është lënë në burg.


Ngarja ndodhi disa ditë më parë në banesës e 57-vjeçarit, ku mbeti i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, Arben Çepele. Gjyqtarja e çështjes, Erlanda Aga, ka caktuar masën e sigurisë ndaj të arrestuarit, pasi ka dëgjuar të gjitha palët në sallë.

Ndërkohë, avokati i çështjes, Savet Haxhia, është shprehur se “personi që akuzohet, e kanë ngatërruar. Nuk ka prova që ta akuzojnë shtetasin Elis Bushi. Nuk ka atë veshje që ata pretendojnë si prokurori që e kanë kapur nga kamerat”.




Skip to toolbar