Parandalohet krimi në familje, krutani tenton të vrasë gruan me levë hekuri

AKTUALITET


Një krim në familje është parandaluar në kohë nga policia, duke arrestuar bashkëshortin dhunues. Në pranga ra 48-vjeçari me iniciale A.E., i cili ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij me levë hekuri.

Të bërtiturat dhe dhuna e ushtruar ka alarmuar fqinjët duke lajmëruar policinë, e cila arriti të parandalonte në kohë përshkallëzimin e dhunës që mund të rezultonte fatale për gruan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Larushkë të Krujës.

Policia vuri në pranga 48-vjeçarin, i cili do të përballet me veprën penale “Dhuna në familje”.



Skip to toolbar