Derbi i Manchesterit, Guardiola: Nuk është si dikur, jemi rritur shumë!

Më të fundit


Nesër në Angli do të luhet ndeshja derbi mes Manchester United dhe rivalëve të qytetit, Manchester City. E gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në “Old Traford”, në përballjen e 178-të mes City-t dhe United.

City ka humbur vetëm një ndeshje në 7-të vizitat e fundit në stadiumin mitik, ndërsa ka arritur të fitojë me rezultat deri në 6-1. Për këtë arsye trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka folur në prag të sfidës me United.


Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi në rast të një fitoreje, skuadra e Guardiolës merr kreun e Premier League me një pikë më shumë se Liverpool, ndërsa Guardiola e komenton kështu bilancin pozotiv të Cityt në “Old Traford”:

“Nuk e di, nuk merrem me teoritë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çdo ndeshje është ndryshe nga të tjerat.

“Man City është rritur shumë në dekadën e fundit dhe tani nuk i druhet udhëtimit në Old Trafford. Më përpara ndoshta ishte më e vështirë. Lojtarët që ka pasur Manchester City në dekadën e fundit ndoshta e kanë bërë më të ekuilibruar këtë derbi”.

Guardiola konfirmon mungesën e Kevin De Bruyne në derbi: “Do të mungojë, nuk e di a do kthehet më këtë sezon. Është një problem muskulor dhe do të shohim në vazhdim. Kaq shumë dëmtime muskulore për Kevin, tani duhet kujdes i madh para se të kthehet në fushë”




Skip to toolbar