Paratë brenda jastëkëve, zbulohet vila e prostitucionit në Durrës, arrestohen katër kineze

AKTUALITET


Një vilë dy-katëshe në Durrës, ishte përshtatur për ushtrim prostitucioni. Policia ka vënë në pranga katër shtetase kineze, ku njëra prej tyre ishte organizatorja. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e saj, shtetase angleze.

Në këtë veprimtari të paligjshme rezultojnë të përfshirë edhe tetë shqiptarë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga blutë e Durrësit, janë sekuestruar shuma parash që ishin fshehur brenda jastëkëve, celularë apo karta banke.



Skip to toolbar