‘Partitë e reja me rregulla të vjetra’/ Alibeaj: Listat e hapura, sfida jonë. Detyrim i yni mbështetja ndaj drejtësisë

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi formalizuan këtë të hënë koalicionin opozitar të disidentëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Enkelejd Alibeaj, i ftuar në ‘Real Story’ u shpreh se partitë e reja janë me rregulla të vjetra. Më tej, ai vijoi duke thënë se koalicioni i tyre e ka detyrim mbështetjen ndaj drejtësisë që dhe ky komponent politik të jetë i konsoliduar.

“Ndjejmë peshën e përgjegjësisë, ndërkohë një arsye është kjo. Si ka mundësi që partitë e reja, të cilat nuk votuan listat e mbyllura si mund të pranojnë të garojnë me rregull që i keni konkurentë. Natyrisht do të ishte refuzimi dhe sfida e sistemit. Në listat e hapura, shumë e thjeshtë. Për tu regjistruar do t’i japim ato emra, por duhet të heqin dorë nga të mbyllurat. Ne do të aplikojmë listat e hapura, garë. Duhet dhe një lloj injeksioni i fortë nga shqiptarët. Koalicionin jo gjithmonë mund ta bësh. Sot nuk ka vetëm një ndarje mes partive të mëdha, por ka emërues që është një masë njerëzish që duan mbështetetje ndaj sistemit të drejtësisë. Sot ka një masë të madhe që në refuzimin e keqqeverisjes po e sheh si shpresë tek drejtësia. E kemi për detyrim qoftë për komponentin e mbështetjes ndaj drejtësisë që dhe ky komponent politik të jetë i konsoliduar.”



Skip to toolbar