Pas Kërçikut, largohet dhe Eni Imami nga Tirana

AKTUALITET


Mbrojtësi Eni Imami mbylli zyrtarisht aventurën te skuadra e Tiranës. Futbollisti njoftoi të hënën se largohet nga klubi bardheblu, pjesë e të cilit ishte për një gati dy sezone. Imami shkruan se shkëputja e bashkëpunimit mes tij dhe Tiranës është bërë me konsensus nga të dyja palët.

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit të futbollit Tirana. Një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptimin nga të dy palët. Me këtë rast gjej dhe mundësinë të falënderoj presidentin, trajnerët, Ze Maria dhe Ardi Mema që patën besin tek unë. Më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qyteti tim.

Në fund një falënderim për tifozët e Tironës që pavarësisht se s`kemi dhënë pritshmërit që ata duan, kurrë s`na kanë lënë vetëm. Uroj që etyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysëm ti kem zbatuar mësëmiri. Nëse diçka e kam bërë gabim kërkoj falje, por asnjëherë se kam bërë me dashje. Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami.

Ai bëhet futbollisti i dytë që largohet nga Tirana, pas Dorjan Kërçikut, që tashmë firmosi me skuadrën e Bylis në Ballash. Ndërkohë, Eni Imami nuk ka bërë të ditur se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.



Skip to toolbar